“Arrest me burg” është vendimi i Gjykatës së Sarandës për ish-“Shqiponjën” Lavdosh Metaj, efektiv i Komisariatit, i cili u arrestua ditë më parë nga kolegët nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike
Nga Shërbimi i Brendshëm i Policisë së Sarandës u tha se arrestimi erdhi pas një survejimi disamujor.
Prokurori i çështjes Lorenc Mërkuri kërkoi si masë sigurie “Arrest me burg”, ndërkohë që dhe gjyqtari Alban Veçani pranoi kërkesën e Prokurorisë.
Sipas burimeve, pasi gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, shtetasi Lavdosh Metaj nuk ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, duke pretenduar se lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e tij ishte për përdorim vetjak.
Avokati mbrojtës Gjergji Imeraj kërkoj në seancën gjyqësore masën e sigurisë “Arrest shtepie” ose “Garanci pasurore”, kërkesa këto që nuk u pranuan nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.
Avokati mbrojtës, në prononcimin pas përfundimit të seancës gjyqësore u shpreh se vendimi i marrë do të apelohet. /sarandacity.al/
https://youtu.be/6WRkQUga6aY
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?