Një incident i tmerrshëm ka ndodhur gushtin e kaluar në plazhin e Paxos, ku nje fermer shqiptar goditi me shufër hekuri një oficer policie.
Ditën e djeshme, 11 muaj pas ngjarjes, Gjykata e Igumenicës ka dënuar me 9 vite burg autorin, pra fermerin shqiptar, për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Si ndodhi ngjarja?
11 muaj më parë, pra në gushtin e 2020, oficeri i policisë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte jashtë detyrës dhe po ecte i shkujdesur në plazhin e Paxos së bashku me dy kolege të tij, policë edhe ata, jashtë shërbimit.
Askush nuk e priste atë ç’ka do të ndodhte disa minuta më vonë.
Një burrë u shfaq papritmas duke tundur në dorë një shufër hekuri. Menjëherë u identifikua. Ai ishte një fermer shqiptar 50 vjeç, i cili nisi menjëherë të godasë me shufrën e hekurit oficerin e policisë, duke e sulmuar atë me inat, me qëllimin e qartë për ta vrarë ose për t’i shkaktuar plagë të rënda, gjë që e bëri më në fund, pasi forca me të cilën e goditi në kokë me shufrën e hekurt ishte e tillë që ai nuk i la as vend për t’u mbrojtur.
Shumica e goditjeve kishin për qëllim fytyrën dhe kokën e policit, duke rezultuar në dëmtime serioze dhe nevojën për një seri operacionesh plastike.
Sipas dëshmitarëve, 50-vjeçari e rrahu pa mëshirë policin, pa u interesuar nëse ai do të ishte në gjendje t’i mbijetonte ashpërsisë së rrahjeve prej tij.
Ditën e djeshme fermeri shqiptar, njëherësh edhe autor i këtij krimi, para Gjykatës së Igumenicës shpjegoi se e kishte marrë viktimën si jë polic që e kishte arrestuar më parë, por pretendimet u hodhën poshtë nga dëshmitarët e tjerë pasi u zbulua se oficeri i policisë nuk e kishte arrestuar kurrë atë.
Sipas autoriteteve policore, në të kaluatën fermeri shqiptar ka qenë i përfshirë në vepra penale si vjedhje dhe dhunë në familje.
Avokati i oficerit të policisë, Andreas Tagarakis, duke folur për protothema.gr, tha se ky është një justifikim moral për klientin e tij, një polic luftarak me shumë dallime dhe çmime në të kaluarën, i cili, megjithëse i shpëtoi rrezikut, përsëri pati pasojat nga mizoria e sjelljes së treguar ndaj tij nga autori, fermeri shqiptar. /sarandacity.al/