Janë zbardhur emrat e të arrestuave të fundit për ndërtim të paligjshëm në Ksamil.
Ata janë Festim Bardhi dhe Tori Prifti, punëtorë, ndërsa pronarja e ndërtimit, Valseta Hysa nga Saranda, 37 vjeçe, është e proceduara.
Operacioni “Bregdeti Ynë” po zhvillohet dhe nën risinë ligjore të ndëshkimit të të gjithë zinxhirit të paligjshmërisë, që do të thotë se dhe punëtorët e thjeshtë, ata të krahut, do e pësojnë njësoj si ndërtuesit në rast të ndërtimit pa leje. /sarandacity.al/