Nga 28 qershori, Greqia do të hapë kufijtë për shqiptarët pa dallim. Vendimi është marrë nga Ministria e Turizmit e këtij vendi, pas një sagë shtyerjesh.
Në këtë mënyrë Greqia, ndjek rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën të heqë kufizimet e udhëtimeve për disa vende të reja, mes tyre edhe Shqipëria.
Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.
Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve si Shqipëria, Australi, Izraeli, Japonia, Liban, Zelanda e Re, Republika e Maqedonisë së Veriut, Ruanda, Serbia, Singapori, Korea e jugut, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Hong Kong dhe Makao, Tajvani. /sarandacity.al/