Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e së shtunës në Athinë. Sipas mediave greke, protagoniste kanë qenë disa vajza adoleshente me origjinë shqiptare.
“Incidenti i përgjakshëm ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Distomou dhe Tripoleos në Kolonos midis 6-7 vajzave të mitura nga Shqipëria”, shkruan neës247.gr.
Sipas informacioneve paraprake që kanë autoritetet policore greke, shkak ka qenë dashuria për një djalë.
Pas debateve njera nga vajzat ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur dy prej tyre.
Të plagosurat janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që vajza që kreu sulmin u dërgua në Departamentin e të miturve në Athinë. Ndërsa vajzat e tjera, që u ndodhën në ngjarje u morën në pyetje për të zbardhur më tej çfarë kishte ndodhur. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?