Forca të FNSH-së janë dyndur në Sarandë pas atentatit ndaj 35-vjeçarit Spiro Iljadhi, për të cilin po kërkohen tre persona nga Saranda, dy prej tyre vëllezër.
Kujtojmë, ata janë: Andrea Çaushi, 35 vjeç, Visi Çaushi 33 vjeç, dhe Redjan Hadëri, 33 vjeç. Sipas Policisë, përdorimi i armës ka ardhur nga një grindje e çastit mes tyre dhe Iljadhit, i njohur dhe si pronar i lokalit “Orange” në fillim të aksit Turizëm – Çukë.
Ndodh kjo ndërsa Saranda është në fillimet e sezonit, por me dyndje të mëdha turistike në fundjavë.
Ironikisht, plumbat kapën dhe një kalimtar të rastësishëm, një turist shqiptaro-amerikan, i quajtur Marin Jano. /sarandacity.al/