Plazhi i Dhërmiut ishte sot foto e ditës e agjencisë prestigjioze britanike të lajmeve Reuters.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foton e publikuar nga prestigjiozja britanike, një promovim ndërkombëtar ky i brigjeve shqiptare.
“Dhërmiu ishte foto e ditës në Reuters”, tha Rama, ndërsa publikoi foton.
Fshati turistik i Dhërmiut është i vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta. /sarandacity.al/