Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Raporti: Një “shuplakë” për qeverinë, kështu ryshfeti bën kërdinë

by PorositWeb
22 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Një shuplakë e rëndë për qeverisjen “Rama” ka ardhur nga BERZH dhe BB. Sipas këtyre tyre bankave, njëra europiane e tjetra botërore, korrupsioni në Shqipëri është rritur ndjeshëm, pasi bizneset janë të detyruara të paguajnë gjithnjë e më shumë para nën dorë për zyrtarët e shtetit.

Sipas raportit të tyre, një kompani shqiptare pagoi gjatë vitit 2019 mesatarisht 3.1% të xhiros vjetore ryshfet për zyrtarët e shtetit, duke pësuar rritje gati me 3-fish që prej 2013-ës.

Me këtë normë të lartë ryshfeti, ku vlerësohet se 36% e kompanive të anketuara deklarojnë se u është kërkuar një herë para nën dorë për marrjen e një shërbimi publik, Shqipëria renditet mes vendeve me nivelin më të madh të korrupsionit në botë që përfshijnë vendet e Afrikës, raporton TCH.

“Krahas burokracive të mëdha, korrupsioni krijon një mjedis mjaft të pafavorshëm të të bërit biznes në vend”, thekson raporti, duke penguar zhvillimin e sipërmarrjeve.

Tre rastet më të zakonshme kur zyrtarët e shtetit u kërkojnë bizneseve të paguajnë dorazi më shumë ryshfet përfshijnë atë të marrjes së një leje ndërtimi, lidhjen e kontratave të ndryshme me shtetin si dhe gjatë takimeve me zyrtarët e tatimeve.

Kjo e fundit rezulton edhe më shqetësuese sipas raportit, pasi rreth 35% e kompanive të pyetura shprehen se gjatë vitit 2019-ës u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga tatimorët, çka tregon për një nivel të lartë korrupsioni. /sarandacity/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Pamje: tjetër incident alla “Mihal Kokëdhima” në Breg, edhe me të qara fëmijësh

Next Post

Promovimi i plazheve shqiptare, kë zgjodhi së fundi Reuters

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin
Politikë

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

21 Shtator, 2023
Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…
Politikë

Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…

18 Shtator, 2023
Rama prezaton “qeverinë e re”
Politikë

Rama prezaton “qeverinë e re”

5 Shtator, 2023
Ç’mendon Jorgo Goro për “Belerin”?
Politikë

Beleri, debat mes një opozitari dhe një minoritari

1 Shtator, 2023
Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i
Politikë

Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i

27 Gusht, 2023
Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?
Politikë

Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?

25 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.