Ndër traditat e shumta që lidhen me emrin e Delvinës, me një superioritet ndaj Sarandës në drejtim të një të kaluare me më shumë shenja rrezautese, është dhe ajo gastronomike, e kukurecit.
Në do të shijosh kukurec rend drejt Delvinës, ku dhe sot, ky lloj gatimi serviret apo konsumohet në rrugë. Veçohet si mjeshtër i tij senicioti Koço Jorgji, kasap i njohur i zonës.
Veçse të vjen keq që, kur sheh që në kuadër të vrullit turistik të viteve të fundit, kukureci i Delvinës nuk është futur në “axhenda turistike”. Do ishte një ndër tërheqjet e sezonit.
Imagjinoni: 16 km larg Sarandës, serviret ajo që s’gjendet në Sarandë. Mund ta shohësh se si piqet dhe më pas, duke e zhytur në rigon, përjeton një poezi të vërtet gastronomike.
Kujtojmë se dikur, sheshi në qendër të qytetit kundërmonte nga era tunduese që lëshonin dhjamrat apo mishi kur piqej në mangallin apo zgarën e mjeshtrave kasapë si Harun Halo dhe Gjesho Manja.
Po ku qëndronte sekreti që kukureci i Delvinës kishte një nam të mirë?
Mjeshtrat që e bënin, nuk përfshinin aty vetëm mëlçi e zorë por edhe dhjam e copa mishi. Ishte një kukurec i plotë dhe të shkrinte në gojë, pasi ustallarët e tij dinin ta piqnin mirë.
Në këtë foto që po ju prezantojmë është Harun Halo, i cili ka dalë para dyqanit të tij i veshur me përparëse të bardhë, ku mbi mangall dhe në mure kishte shufrat e kukurecit gati për t’u tregtuar.
Xha Haruni, kështu i thërrisnin, nuk e hiqte kurrë nga goja çibukun e tij të famshëm. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?