Deputeti minoritar Kostaq Papa, me origjinë nga Sopiku, i njohur për fjalëmbajtjet e tij anekdotike në parlament, qyshse u gjend aty si pjesë e listave të opozitës pas djegies së mandateve, tha se para 50 vitesh, kur ishte i vogël, i ishte marrë një shtëpi që shteti ende s’po ja kthente.
“Shteti ka ende pasuri që ia ka marrë qytetarëve në mënyrë të paligjshme.
Kështu, edhe mua para 50 vitesh kur unë isha i vogël shteti më mori rininë, fëmijërinë më mori dhe shtëpinë. Dhe ende nuk ma ka kthyer.
Dhe unë iu drejtova kryeparlamentarit. Ai tha se do më ndihmonte. Edhe pse shteti nuk më kthen dot fëmijërinë, por të paktën të më kthejë shtëpinë”, tha deputeti nga Saranda me banim në Tiranë.
Më herët, po në parlament, ai ka thënë se në rininë e tij kishte flokë kaçurela dhe se ishte shumë xhentil me femrat. /sarandacity.al/