Një aksident prishi normalitetin e udhëtimit në Qafën e Muzinës nga përplasja e dy automjeteve, ku në timonin e njërit qe një grua.
Informacioni zyrtar thotë se “rreth orës 12:40, në rrugën Sarandë-Muzinë, një mjet tip Benz me drejtuese shtetasen F. SH, është përplasur me një tjetër mjetin tip Opel me drejtues shtetasin Z. R.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”. /sarandacity.al/