Një predhë u gjet këtë të premte rastësisht në Plazhin e Centralit, për çudi, pikërisht në atë hapësirë ku javë më parë, Nisma e Luleve pastroi nëndetin nga mbetje të shumta gjatë viteve.
Predha u nxorr nga një i ri, ku më pas u lajmëruar autoritetet për ta marrë atë në dorëzim.
Ndonëse në plan të parë është diçka që ngjall frikë, plazhi nga pushues të atyshëm ka vijuar normalisht.
Mendohet që predha të jetë e vjetër e të datojë nga koha e luftës.
A ka vend për frikë?
Kudo e kurdo ndodh të gjenden predha të kohës së luftës, pra të shumë dekadave më parë, në tokë a det, por që nuk sjellin pasoja.
Së paku deri më tani nuk ka raste kur ndonjëra prej tyre, ngjashëm si në rastin e fundi në bregun e Sarandës, të ketë sjellë pasoja fatale.
Si ndodhi
Predha është gjetur në një largësi rreth 3.5 m larg bregut dhe në një thellësi rreth 1.5 m.
Sipas të riut që e nxorri, ajo është pikasur prej tij me sy të lirë, e cila mesa duket është zhvendosur nga rrymat detare pranë vijës bregdetare.
I riu, i ndihmuar edhe nga një punonjës mirëmbajtjeje i bashkisë që u ndodh në vend, e nxorri predhën në breg.
Menjëherë u njoftua Policia e cila shkoi në vend.
Ndërkohë janë njoftuar edhe priten specialistë xhenierë nga Gjirokastra për ta marrë dhe kryer demontimin e saj.
Predha ka një gjatësi rreth 0,5 m dhe një peshë rreth 6-7 kg.
Sipas burimeve policore, ajo është e pashpërthyer. /sarandacity.al/
https://youtu.be/ZwJ9SG-y6QQ