Një predhë e hershme, gati para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, u gjet mesditën e së premtes nga një i ri teksa notonte në Plazhin e Centralit.
Të shtunën, specialistë të forcave xheniere nga Gjirokastra urdhën dhe e morrën mjetin luftaraj në praninë e forcave të Policisë Sarandë. Procesi, sipas rregullave në të tilla raste, u pasua nga një procesverbal dorëzimi.
Predha u gje në një largësi rreth 3.5 m larg bregut dhe në një thellësi rreth 1.5 m. Sipas të riut, predha është pikasur prej tij me sy të lirë, e cila mesa duket është zhvendosur nga rrymat detare pranë vijës bregdetare. Predha ka një gjatësi rreth 0,5 m dhe një peshë rreth 6-7 kg.
Sipas forcave xheniere, predha është e vitit 1932 me fuqi shpërthyese deri në 100 m dhe me rreze 600-700 m2.
Kjo predhë është e pashpërthyer. /sarandacity.al/