Çami si qenie historike dhe sociale, gjatë viteve të komunizmit nuk shikohej shumë me syrin e origjinës. Kjo nga fakti se vetë cështja çame nuk ekzistonte asokohe si kredo kombëtare, apo dhe politike. Narativa zyrtare e kishte pothuajse të përjashtuar një adresim të tillë, e gjithashtu në tekste shkollore a libra, çemërit ishin inekzistentë.
Vetëm pas ’90-ës ata “hyjnë në lojë” si faktor shoqëror, prej një dimensioni historik me theks tragjik, por dhe prej tipareve sociale. Atyre nisën t’ju mvishen karakteristika me kontekst krahinor, diku dashamirëse e diku jo, varësisht prej përvojave të ndryshme njerëzore. Por siç në rastin e gjirokastritëve, të cilëve iu është mveshur vesi i kurnacërisë, çemërve iu është mveshur pragmatizmi i tepruar kur është fjala për interesa të rëndomta jete. Të tillë e ka portretizuar dhe kinemaja shqiptare e komunizmit, në të vetmin rast pra kur është zgjedhur një çam si personazh filmi. Më saktë, si interesaxhi.
Bëhet fjalë për Çelo kasapin, te “Nxënësit e klasës sime”, xhiruar në Sarandë. Në asnjë rast, në tekst nuk përmendet fjala “çam”, por nga aksenti gjuhësor i personazhit është lënë e kuptuar se bëhet fjalë pikërisht për një çam. Si dhe nga fakti se fabula konsumohet në një ambient sarandiot, ku ka pra një komunitet te madh çam.
Si fabul, Çelo kasapi e ka brengë shkuarjen e të birit në shkollë të lartë. Aty ai shfaqet si jo pjesë e elitës shoqërore, jo si Çelo por si çam, ngase vetë personazhi qahet nga fakti se një nga fisi i tyre ende nuk ka dalë ndonjë me shkollë të lartë. Dhe për t’ja arritur kësaj është gati të bëjë kameleonin në çdo rast, duke u sjellë si karagjoz.
Në një tjetër moment, Çelo kasapi me origjinë çame shfaqet dhe si ryshfetxhi, jo me para por me mish, duke tentuar edhe ta blejë shkollën e djalit me atë që ka në dorë e që për kohën ishte luks: mishin.
Artistikisht, personazhi është një kryevepër në skalitjen regjisoriale – Samir Kumbaro – e lojën aktruese – Sulejman Pitarka.
Por skenaristi Kiço Blushi duket se dhe i ka dhënë një goditje karakterit të çamit me zgjedhjen si subjekt në funksion të fabulës.
E ka bërë nga shija personale apo nga direktiva politike e kohës, kjo mbetet një mister…/sarandacity.al/
Ndiqni tre episode pikante të Çelo kasapit:
https://youtu.be/ofFktVjxDVQ
Hi! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m not
seeing very good success. If you know of any
please share. Thanks! I saw similar article here: Eco blankets