Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Fenomeni Çelo kasapi në Sarandë: a u vu në lojë karakteri i çamit?

by PorositWeb
26 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Çami si qenie historike dhe sociale, gjatë viteve të komunizmit nuk shikohej shumë me syrin e origjinës. Kjo nga fakti se vetë cështja çame nuk ekzistonte asokohe si kredo kombëtare, apo dhe politike. Narativa zyrtare e kishte pothuajse të përjashtuar një adresim të tillë, e gjithashtu në tekste shkollore a libra, çemërit ishin inekzistentë.

Vetëm pas ’90-ës ata “hyjnë në lojë” si faktor shoqëror, prej një dimensioni historik me theks tragjik, por dhe prej tipareve sociale. Atyre nisën t’ju mvishen karakteristika me kontekst krahinor, diku dashamirëse e diku jo, varësisht prej përvojave të ndryshme njerëzore. Por siç në rastin e gjirokastritëve, të cilëve iu është mveshur vesi i kurnacërisë, çemërve iu është mveshur pragmatizmi i tepruar kur është fjala për interesa të rëndomta jete. Të tillë e ka portretizuar dhe kinemaja shqiptare e komunizmit, në të vetmin rast pra kur është zgjedhur një çam si personazh filmi. Më saktë, si interesaxhi.

Bëhet fjalë për Çelo kasapin, te “Nxënësit e klasës sime”, xhiruar në Sarandë. Në asnjë rast, në tekst nuk përmendet fjala “çam”, por nga aksenti gjuhësor i personazhit është lënë e kuptuar se bëhet fjalë pikërisht për një çam. Si dhe nga fakti se fabula konsumohet në një ambient sarandiot, ku ka pra një komunitet te madh çam.

Si fabul, Çelo kasapi e ka brengë shkuarjen e të birit në shkollë të lartë. Aty ai shfaqet si jo pjesë e elitës shoqërore, jo si Çelo por si çam, ngase vetë personazhi qahet nga fakti se një nga fisi i tyre ende nuk ka dalë ndonjë me shkollë të lartë. Dhe për t’ja arritur kësaj është gati të bëjë kameleonin në çdo rast, duke u sjellë si karagjoz.

Në një tjetër moment, Çelo kasapi me origjinë çame shfaqet dhe si ryshfetxhi, jo me para por me mish, duke tentuar edhe ta blejë shkollën e djalit me atë që ka në dorë e që për kohën ishte luks: mishin.

Artistikisht, personazhi është një kryevepër në skalitjen regjisoriale – Samir Kumbaro – e lojën aktruese – Sulejman Pitarka.

Por skenaristi Kiço Blushi duket se dhe i ka dhënë një goditje karakterit të çamit me zgjedhjen si subjekt në funksion të fabulës.

E ka bërë nga shija personale apo nga direktiva politike e kohës, kjo mbetet një mister…/sarandacity.al/

Ndiqni tre episode pikante të Çelo kasapit:

Tags: Kryesore
Previous Post

Rinia që do donim: ç’e bën të rrallë këtë gjimnaziste nga Konispoli

Next Post

“Këngët e Tokës në Ksamil: ç’ëndërr ka Limosi i “Dafinës”

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Lëkursi, destinacioni i fundjavës
Kulturë

Lëkursi, destinacioni i fundjavës

28 Janar, 2023
Butrinti: a do vendosë Kushtetuesja me mbështetje amerikane kundër amerikanëve?
Kulturë

Butrinti: a do vendosë Kushtetuesja me mbështetje amerikane kundër amerikanëve?

5 Janar, 2023
Rritje entuziaste e vizitorëve në Butrint
Turizëm

Rritje entuziaste e vizitorëve në Butrint

8 Dhjetor, 2022
Kroçera që hijeshoi Gjirin e Sarandës: ç’vizituan banorë të saj?
Kulturë

Kroçera që hijeshoi Gjirin e Sarandës: ç’vizituan banorë të saj?

26 Qershor, 2022
Butrinti: një letër për Ramën nga Joseph J.DioGuardi
Kulturë

Butrinti: një letër për Ramën nga Joseph J.DioGuardi

4 Qershor, 2022
Tomka “ndahet përgjithmonë” nga shokët!
Kulturë

Tomka “ndahet përgjithmonë” nga shokët!

29 Maj, 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.