Është rishfaqur nje cen që ndodh hera herës në përkujtimin e genocidit ndaj çamëve çdo fundqershor: festohet ndërkohë që duhet të përkujtohet.
Përkujtimi dhe homazhet në memorialin e Kllogjerit, logjikisht nuk duhet të përfshijnë asnjë lloj festimi; këngë, valle e të ngjashme. Ato i përkasin eventeve ku shpaloset tradita, trashëgimia, kultura çame.
Por ja që një valle u hoq gjithsesi në Kllogjer, e gëzueshme sigurisht, duke vënë dhe njëherë në pikëpyetje qasjen organizuese ndaj kësaj dite përkujtimore.
Vite më parë u shfaqën dhe skena të konsumit të pijeve si në një atmosferë feste, nga njerëz që ishin pjesë e marshit përkujtues “Trëndafili i Çamërisë”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/b2c2_ZRhvH0