Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Përkujtimi në Kllogjer: Çamëria bën për vete Shkupin e shqiptarëve

by PorositWeb
26 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Kauza çame pati një ndalesë në Shkup këto ditë në kuadër të Javës Çame, me inisiator kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Dhe një ndër zërat kryesorë që iu kushtua asaj qe shkrimtari dhe publicist Kim Mehmeti.

“Thuajse në çdo roman timin, Çamëria më ka ardhur vetvetiu, ashtu siç vijnë ëndrrat e trishta, të cilat të shkaktojnë dhembje e pikëllim, por janë pjesë e jotja e pandashme. Jo vetëm tani, por edhe gjatë viteve rinore – edhe atë jo shkaku i ndonjë atdhetarizmi folklorik – Çamërinë e ndjeja si instrument matës të mbëmendjes sime dhe si rikujtim i asaj që jam e çka mund të më ndodh.

Çamëria ishte e mbeti në mua emër e mbiemër i rreziqeve që na kanoseshin neve nga kjo anë e kufirit, ajo më mundësonte ta kuptoja sa fatkeq janë popujt që harrojnë shpejt. Dhe së bashku me rikujtimin e varreve dhe lotëve të çamëve, sa herë që më ringjallej në imagjinatë nëna që shtrëngon në krah vdekjen e pjellës së vet, pëshpëritja vargjet e modifikuar të një poezie të huaj: ‘Çamëri, nëse të harroj le të mos e meritoj emrin shqiptar dhe le të më thahet goja që ka thithë qumështin e nënës’”, tha Mehmeti.

 “Edhe sot, sa herë që marr të shkruaj ndonjë prozë më të gjatë, çamët e Çamëria më vijnë si strumbullar që duhet të dëshmojë mbëmendjen tonë kolektive”, ishin ato çfarë tha pena e njohur shqiptare e Shkupit.

Po ashtu, një grup të rinjsh nga Shkupi ishin këtë të shtunë në memorialin e Kllogjerit, ku njëri prej tyre ndau përjetimet e tij. /sarandacity.al/

 

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Shuarja e një familjeje: kështu u “hakmorr” Rrugorja një ditë më pas

Next Post

Homazh apo festë? Rishfaqet ceni i përkujtimit çam në Kllogjer

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023
Gazetarja greke “lë nam” në transmetim
Sociale

Gazetarja greke “lë nam” në transmetim

29 Gusht, 2023
Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?
Sociale

Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?

28 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.