Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Shuarja e një familjeje: kështu u “hakmorr” Rrugorja një ditë më pas

by PorositWeb
26 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Rrugore ngjan se është “hakmarr” për tragjedinë rrugore të një dite më parë në aksin Fier – Vlorë me shuarjen e një familjeje, duke zhdëpur në gjoba tejkaluesit e shpejtësisë, në këtë aks po e po, por dhe në të tjerë në të gjithë vendin.

Kështu, për 12 orë, në të gjithë vendin janë pezulluar 66 patenta e janë vënë 2668 gjoba.

Duke bërë një bilanc, Policia thotë:

“Gjatë ditës së sotme, në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, makina të pauniformuara, kamera e aparate fotografike, kanë konstatuar një numër të madh shkeljesh, konkretisht:

Janë pezulluar 39 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 27 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, janë marrë 473 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 397 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 644 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 194 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 778 masa për parakalime të gabuara dhe 182 masa përmosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve”.

Sipas Policisë Rrugore, nuk është çështje frikësimi por edukimi.

“Të gjithë efektivët e Policisë Rrugore do jenë në detyrë për të përmbushur përgjegjësitë që i ngarkon ligji, si për rregullimin e trafikut aty ku është e nevojshme, ashtu dhe për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të frikësuar, por për të edukuar dhe parandaluar ngjarje si ajo e djeshmja, që krahas përgjegjësisë është dramë familjare dhe sociale, e cila duhet të jetë reflektim për çdo drejtues mjeti dhe përdorues rruge, në respekt të ligjit dhe jetës”, thuhet në deklaratën e Policisë Rrugore. /sarandacity.al/

 

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Ditari i i panjohur dhe i çuditshëm i Caroline: të martohesh me një “të rrezikshëm”

Next Post

Përkujtimi në Kllogjer: Çamëria bën për vete Shkupin e shqiptarëve

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix

19 Janar, 2023
Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë
Ekonomi

Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë

12 Janar, 2023
Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin
Ekonomi

Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin

28 Dhjetor, 2022
Turizmi, Rama: Ja ç’vit i mbarë ishte 2022-shi
Ekonomi

Turizmi, Rama: Ja ç’vit i mbarë ishte 2022-shi

2 Dhjetor, 2022
Këngëtarja e njohur kosovare, fund një halli pronësie në Sarandë
Sociale

Këngëtarja e njohur kosovare, fund një halli pronësie në Sarandë

30 Nëntor, 2022
A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit
Kujtesë

A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit

28 Nëntor, 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.