Blendi Gonxhe ka vendosur të mos jetë një drejtor klasik burokrat, e kjo shihet nga mënyra se si komunikon me publikun ky ish-dhjetorist me famë, ndër të rrallët me detyrë shtetëtore pas 30 vitesh dhe me sinjale të qarta që do jetë një ndër trashëgimtarët e Ramës, siç ishte një nga studentët e përkëdhelur të Ramës, në pushtetin e ardhshëm të PS-së.
Së fundi, kreu i DPSHTRR ka postuar një apel prindëror mbi kujdesin ndaj fëmijëve në automjet.
“Një numër befasues prindërish vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik kur drejtojnë makinën, duke mos përdorur ndenjëset e posaçme për fëmijë, duke udhëtuar të pasiguruar me rripa sigurimi e duke ngarë mjetin me fëmijë në këmbë a në prehër, apo duke i ulur fëmijët në sediljet përpara jo konform normave!”, shkruan Gonxhe në Facebook.
Kujtojmë se në rrugët e Sarandës mund të vëresh se ky fenomen, më fëmijën e vogël në timon, nuk është dhe aq i rrallë. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?