Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Aksidentet tragjike, pikëpyetja morale e prindërve që heshtin: pse duhej t’i flisnin publikut

by PorositWeb
30 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Është e vështirë të imagjinosh se ç’bëjnë këto ditë dy prindër fëmijët e të cilëve kanë shkaktuar dy aksidente të rënda, njëri me shuarjen e një familje.

Ç’mund të bëjnë Erzen Breçani, ish-kreu i policisë së Tiranës, një kuadër policor karriere, biri i të cilit fluturoi me benz luksoz mbi trotuar në Tiranë duke gjymtuar një të re 23-vjeçare, apo biznesmeni Bashkim Madani, i biri i të cilit shoi një familje në aksin Fier – Vlorë me Audi 100 mijë euro?

Kanë vënë kokën mes duarve duke vuajtur dhe ata, ndoshta deri në përlotje të pabërën e fëmijëve? Kështu duhet të jetë logjikisht. Dhe nëse është kështu, krejt natyrshëm do kishin bërë një reagim publik, një ndjesë sidozot, edhe si një çlirim i ndërgjegjes së tyre nëse ajo vërtet vuan. Por jo, heshtje!

Për të birin e Breçanit thuhet se ka lenë qelinë e është në arrest me burg (ta gëzojë vërtet ky fakt të atin?), ndërsa nga të afërm të familjes Gushi vjen ankesa etike se nga familja e autorit të aksidentit nuk ka ardhur asnjë ndjesë. Edhe kjo pra është e rëndë, shumë e rëndë.

Erzen Breçani ka një status publik, është njeriu që mbron kauza në emër të profilit si njeri i ligjit, e obligohet të dalë, të komunikojë me publikun, të shfaqë atë që ai mendon se është karta e fortë morale e tij dhe në këtë goditje që ka marrë nga i biri. Çudi s’i nuk e bën!

Duhet të dalë dhe Bashkim Madani, edhe për t’i thënë publikut se dhe ai vuan si të tjerë, ndoshta shumë më tepër, gjithsesi jo aq sa të afërmit e familjes së shuar.

Duhet të dalin pra që të dy, nëse vërtet besojnë se ç’u ka ndodhur më fëmijët ka qenë vetëm një aksident, se ata kanë bërë ç’është e mundur që t’u injektojnë moral e vetëdije shoqërore. Nëse nuk dalin, janë të dënuar që opinioni t’i perceptojë si bashkëfajëtor në atë që ka ndodhur, për dështim në edukimin e fëmijëve, me pasoja jo rrugaçllëqe të thjeshta e të zakonshme adoleshentësh, por jetë të gjymtuara e të humbura, si pasojë e kriminalizimit në timon. /sarandacity.al/               

Tags: Kryesore
Previous Post

Media greke: Shqipëria blen dron ushtarak nga dhëndëri i Erdoganit

Next Post

Një apel dhe për ca prindër në Sarandë

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”
Sociale

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”

26 Maj, 2023
Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…
Sociale

Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…

20 Maj, 2023
George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!
Sociale

George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!

16 Maj, 2023
Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”
Sociale

Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”

11 Maj, 2023
OBSH: COVID-i mbarroi!
Sociale

OBSH: COVID-i mbarroi!

6 Maj, 2023
Një peshkaqen në ujrat shqiptare të Jonit: a duhet patur frikë?
Sociale

Një peshkaqen në ujrat shqiptare të Jonit: a duhet patur frikë?

4 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.