Delvina po tenton të “mbahet gjallë” me vetëpromovimin zyrtar të një dizanji publik ngarkuar me ngjyra lulesh.
Qyteti që ka pësuar e vijon të pësojë një goditje të rëndë të zhvlerësimit social si pasojë e një rënieje ekonomike që pas mbylljes së Lazaratit, si dhe mosfunksionimit të puseve të gazit sipër saj, po vetëpromovohet me anë të investimit në lule.
“Përveç sheshit qëndror, bashkia po punon dhe kërkon për zgjerimin e sipërfaqes së gjelbërt dhe në ato pak hapsira publike që kanë mbetur të lira.
Sheshi qëndror dhe hapsirat në krahët e saj, falë përkushtimit të punonjësve të gjelbërimit, por edhe ndihmës modeste te lëvizjes qytetare :
‘Dhuro një pemë për qytetin tënd,
po pasurohet dhe përmirësohet ndjeshëm me lule, pemë dhe shkurre të shumëllojshme dekorative”, shkruhet nga bashkia e qytetit.
Por a mjafton? Deri më tani është treguar që jo.
Si shembull, sheshi i ri i qytetit, pjesë e projektit kombëtar të Rilindjes Urbane, nuk është provuar të sjellë impakt të ndjeshëm ekonomik. Bizneset rreth e rrotull saj duken të pakësuara e jo të shtuara. /sarandacity.al/