Deputetja demokrate në pritje e Sarandës, Ina Zhupa, ka denoncuar me pamje një zhvillim nate që sipas saj përbën një skandal.
“Çmenduria në Sarandë! Mbushin grykëderdhjen e lumit Bistrica duke i ndryshuar gjurmën natyrore për ta transformuar në hapësirë plazhi privat!
Natën punohet në Sarande siç tregon edhe video dhe foto për të mbushur shtratin e lumit Bistrica dhe për t`i ndryshuar rrjedhën për ta kthyer hapësirën në një plazh privat.
Kjo ngjarje e paligjshme, kundra interesit publik, në shkatërrim të pasurive natyrore justifikohet se është marrë leje nga Bashkia Sarandë.
Nëse Bashkia Sarande ka dhënë leje për këtë krim mjedisor duhet menjëherë ta tërheq këtë akt dhe të sistemoj lumin në gjendjen e mëparshme natyrore.
Nëse Bashkia nuk ka dhënë leje edhe këto janë punime pa leje, atëherë duhet reagimi sa më i shpejtë i policisë, i bashkisë, për të marrë masat që kerkon ligji.
Krime të tilla mjedisore në mes të sezonit turistik, në sy të gjithëve vetëm me një shtet bashkëfajtor dhe kriminal mund të ndodhin”, shkruan Zhupa.
Orët apo ditët pasuese, pritet të provohet se si qëndron e vërteta e kësaj akuze sipas pritshmërisë së reagimit të palëve të akuzuara. /sarandacity.al/
https://youtu.be/Azajo8wAuwY