Një operacion gjigan anti-drogë i koduar me emrin sinjifikativ “Shpirti”, ka çuar në pranga dhe njerëz të ligjit në Shqipëri.
Operacioni, një bashkëpunim italo-shqiptar i disa agjensive, është finalizuar nga SPAK në Shqipëri, që duket se kësaj here i ka treguar më së miri “dhëmbët kafshues” amerikanë, të instaluar në synimet bazë, siç është goditja e krimit dhe e korrupsionit deri në nivelet më të larta.
Nga operacioni në 4 shtete – Itali, Spanjë, Malin i Zi dhe Shqipëri – janë sekuestruar mbi 6 ton drogë e kapur, 11 pasuri të paluajtshme, 4 shoqëri tregtare.
SPAK ka lëshuar 38 urdhër-arreste, për 10 prej tyre është ekzekutuar masa më parë.
Në operacion janë arrestuar Prokurori i Vlorës, Maksim Sota; Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Vlorës; Saimir Kurti, drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë dhe Shefi i Sektorit të Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme, Ilir Balla.
Ndërkohë, kjo është lista e gjatë e arrestimeve dhe me emra të tjerë, mes tyre dhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit Saimir Tahiri:
Aleks Memaj
Jovan Memaj
Aleksandër Neço
Shkëlzen Kamberi
Benard Tahiraj
Mereglen Çaçi
Erind Hysomenaj
Klajdi Ademi
Toni Kushi
Erion Hoxhara
Malton Lleshi
Shkëlzen Daçi
Eltion Bregasi
Paul (Agustin) Deda, ish-shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Saimir Tahiri
Hekuran Marku, gjithashtu ish-shoqërues i Tahirit
Hamid Seferi
Leonidha Sejdiaj
Ilir Gaba
Geri Zylyftari
Erlind Zylyfttari
Artan Zylyftari
Luan Zylyftari
Artur Krasniqi /sarandacity.al/