Në një konferencë në Ohër mbi bashkëpunimin rajonal, kryeministri Rama hodhi kritika ndaj Greqisë, por dhe Maqedonisë, mbi mënyrën se si e shohin të djeshmen dhe të tashmen.
“Jetojmë në këtë rajon me shekuj, madje kemi dhe konflikte. Vëllezërit tanë grekë aktrojnë sikur kanë ardhur këtu para të gjithë të tjerëve. Dhe ne jemi pas tyre.
Maqedonasit e Veriut aktrojnë sikur jemi të gjithë të lidhur me prezencën e tyre. Megjithatë ne jemi këtu, po diskutojmë pas kaq shekujsh”, tha Rama.
Ai hodhi kritika dhe ndaj BE-së kur tha se “Evropa nuk mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon”.
“Ne mund të tregojmë se mund të bëhemi. Jemi mjaftueshëm të mëdhenj. Pse të presim të bëhemi pjesë e BE-së, ku mund të bëjmë vetë tregti pa barrier?”, theksoi i pari i qeverisë shqiptare. /sarandacity.al/