Prokurori i Vlorës Maksim Sota, i cili është arrestuar nga SPAK gjatë operacionit “Shpirti” dhe aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie”, ka deklaruara se nuk ka një provë të vetme ndaj dhe nëse atij i gjendet një lidhje me personat e tjerë të arrestuar gjatë këtij operacioni, atëherë ai do të shkojë vetë në burg.
“Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie.
Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje”, tha Sota për TCH.
Kujojmë se ai është ndër ata prokurorë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK. /sarandacity.al/