Pamje ekskluzive nga veprimet e bandës që vodhi më shumë se 38 vila në Mykonos është bërë publike nga protothema.gr. Siç mund të shihet nga video, policia e Mykonos-it ka përdorur kamera termike në mënyrë që të regjistronte veprimin e grabitësve, të cilët lëviznin si “fantazma” në errësirë dhe arrinin në vilat e piketuara prej tyre.
Vihet re se policia e Mykonos kish qënë në gjurmim të tyre që nga vjeshta e vitit 2020.
Sipas asaj që policia regjistroi, midis sendeve të vjedhura ishin çanta dhe ora nga marka të njohura, të tilla si ora Prada, Chanel, Luis Vitton dhe Rolex.
Kreu i organizatës thuhet se po u paraqiste fqinjëve profilin e “familjes së mirë”. Sipas burimeve të sigurta, puna e tij ishte vetëm vjedhja. Ai largohej nga shtëpia vetëm për të vjedhur.
Organizata kriminale u shpërbë pas një hetimi nga policia e Mykonos
Shikoni videon ekskluzive në protothema.gr: