Goditje bandash është cilësuar nga policia ajo e ndodhur në orët e para të së dielës në Halkidiki, ku një 20-vjeçar u qëllua dhe u plagos në kafene.
Sipas burimeve policore, pak pas mesnatës, shtatë persona të hipur në një motor të madh dhe një makinë private shkuan në kafenenë në Pefkochori, Halkidiki dhe sulmuan një 20-vjeçar, i cili ndodhej aty, pasi është edhe aksioner i lokalit.
Me t’i parë, 20-vjeçari u përpoq të fshihej, por tre nga autorët e ndoqën, e arritën dhe e goditën me grushta, ndërkohë që njëri prej tyre e qëlloi me pistoletë, duke i shkaktuar një plagë depërtuese në kofshën e djathtë.
Menjëherë pas kësaj, grupi i autorëve të krimit u larguan nga kafeneja me automjetet e tyre. Ndërsa 20-vjeçari i plagosur e dërgua në spital.
Nga hetimi i kryer nga Policia, dy nga tre autorët e plagosjes dhe rrahjes së 20-vjeçarit u identifikuan pak më vonë.
Ata janë dy shqiptarë përkatësisht 21 dhe 29 vjeç, të cilët thuhet se i përkasin një grupi zhvatësish në Selanik.
21-vjeçari, sipas policisë është person me precedent penalë, pasi në tetorin e kaluar është liruar nga burgu, ndërsa po gjykohet në shkallën e 2-të për tentativë vrasje, mbajtje pa leje dhe përdorim të një arme.
Sipas burimeve të policisë, motivi i sulmit të së dielës ndoshta janë mosmarrëveshjet financiare në lidhje me “mbrojtjen”, të cilat kërkohen nga anëtarët e grupit të zhvatësve në zonën e Halkidiki, tani që dyqanet kanë filluar funksionin për shkak të sezonit turistik, kështu që autoritetet janë në gatishmëri për të parandaluar incidente të ngjashme.
Policia greke po kryen hetime për të gjetur dhe arrestuar autorët. /sarandacity.al/