Rrjedha e Bistricës pritet të jetë gjetja e re e aventurierëve të turizmit.
Kështu thuhet në faqen e Albania Raftin Group.
“Rafting në Bistricë, xhungla e vogël e Sarandës!”, është titulli i një shkrimi të tyre promovues.
“Jeni për pushime në Sarandë apo në rrethinat e saj dhe nuk keni se me çfarë i mbushni ditet?
Po mërziteni me të njëjtat gjëra cdo ditë?
Zhurmat, makinat dhe vapa ju kanë lodhur së tepërmi?
Mendoni se në Sarandë nuk mund të bëhet gjë tjetër veç plazhit?
Albania Rafting Group ju prezanton me një nga aktivitetet më të bukura që bën në Sarandë ose në rrethet pranë saj: e ku ka më bukur sesa të ndërthurësh plazhin në të njëjtën kohë me aktivitete duke përjetuar adrenalinë të pastër dhe qetësi shpirtërore. Shijoni diellin , rërën, gurët dhe gjithcka në një mënyrë tjetër.
Fillon me diell të nxehtë dhe me ujë akull të ftohtë. Vetëm pesë kilometra larg nga Saranda ky tour gjysëm ditor do t’ju shkëpusë nga njerëzit në qytet, nga makinat, zhurmat, vapa mbytëse duke ju bërë që të shijoni adrenalinë të pastër. Natyra, egërsia e bimësisë tejet e harlisur, shkurret që të janë berë pengesë, uji akullnajor do t’ju sfidojnë duke menduar mënyra si të dilni që aty. Gomonja është arma juaj, por njëkohësisht dhe mburoja juaj.
Dhe s’ka ardhur akoma fundi!
Dalja në bregdetin e Sarandës në detin Jon është dera drejt pafundësisë, hapësirës, lirisë dhe qetësisë. Duket sikur kishe humbur për shekuj me radhë me kajak në mes të xhunglës, luftove me egërsinë e pemëve shijove adrenalinën dhe ia dole. Pra fillon me ujë të ftohtë dhe mbaron me ujë të ftohtë”, thuhet në shkrim. /sarandacity.al/