Policia ka marrë në mbrojtje dje dhomën e spitalit ku ndodhet i shtruar 39-vjecari Marjel Mejdi, i cili u plagos rëndë pas goditjes me sende te forta nga një grup personash.
Dy efektivë të forcave Shqiponja kanë marrë dje në orën 21.00 shërbimin në dhomën e Reanimacionit.
Burime policore bëjnë me dije se deri tani nuk është bërë e mundur të identifikohen autorët e ngjarjes edhe pse ajo ka ndodhur para syve të qytetarëve të shumtë në një nga zonat më të populluara të qytetit ku ndodhen agjensite turistike, të cilat janë të pajisura edhe me kamera.
Ndërkohë, burime spitalore bëjnë me dije se i plagosuri Mejdi mund të transportohet në vendin fqinj – Greqi, për mjekim më të specializuar. /sarandacity.al/