Tre persona kanë qenë ata të cilët goditën brutalisht em shkopa bejzbolli avokatin sarandiot Marjel Mejdi, ngjarje e ndodhur të hënën në afërsi të Portit.
Policia thotë se ata janë identifkuar e tashmë po kërkohen.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, kryer në bashkëpunim, ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Vetë i dëmtuari, Marjel Mejdi, tha se ata janë nga Fufajt e Mamurrasit. Sipas tij, goditja ndaj tij është nëj akt i radhës presioni për të hequr dorë nga një gjyq për çështje pronësie me xhaxhanë e tij. /sarandacity.al/