Gjithë Saranda, për shumë e shumë breza të tërë e njohin dhe e thërasin me emrin Kono.
Bëhet fjalë për Todhi Dhimën, vëllain binjak të Zoi Dhimës, dy futbollistë sarandiotë që kanë bërë epokë në ekipin e Butrintit.
Konua ka lindur në vitin 1946 në Sarandë.
Kur ndërtohej Hidrocentrali i Bistricës ka punuar aty si ndihmës/mekanik, më pas si saldator në Ndërmarjen e Peshkimit dhe në Ndërmarrjen e Komunales si bojaxhi, zanat që e ushtroi edhe kur punonte në Bashkinë e Sarandës deri në vitin 2010, nga ku doli në pension.
Së bashku me vëllanë binjak Zoi Dhimën ka luajtur futboll me Butrintin në vitet 1963 -1975, në fillim si sulmues dhe më pas në mesfushë e në qendër të mbrojtjes.
Gjatë kësaj periudhe është aktivizuar dhe në ekipin e notit Butrinti, duke garuar në stilin Delfin, ku ka aritur rezultate të kënaqshme në gara lokale dhe kombëtare, si në Sarandë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë etj.
E kush nuk e njeh Konon në Sarandë!
Ai është njeriu qe ka mbajtur të pastër dhe të bardhë qytetin, duke lyer me qindra shtëpi, shkallë e pallate, gjë që e ka shndërruar atë në simbol të dekorimit të qytetit.
Sarandacity.al i uron Konos të ketë shëndet dhe jetë sa më të gjatë. /sarandacity.al/