Albina Murteza është vajza nga Saranda që mbaroi kolegjin “Frymë dashurie” në Mesopotam me nota shumë të mira, duke qenë ndoshta më e mira e atyshme.
Por ajo, si shumë bashkëmoshatarë të saj, vuan nga bindja se Shqipëria nuk i afron asaj standartet e një vendi me drejtësi qoftë dhe në arsimim.
Për këtë, ajo i referohet disa modeleve jo të mira të abuzivitetit që i ka parë me sytë e saj.
Ndaj dhe bëhet gati të largohet nga Shqipëria. Pikërisht kjo është ajo që vuan.
E trishton ajo që e quan burokraci e shtetit, por që e ngatërron si nocion, atë që në fakt është padrejtësi edhe e shoqërisë, pasi shteti kudo, edhe aty ku ajo do shkojë, me burokraci të detyrueshme funksion.
Gjithsesi, mesazhi është i qartë prej saj: do kthehem në Shqipëri kur Shqipëria të mos jetë kjo që është! /sarandacity.al/
https://youtu.be/S-b5Pnh4xRE