Bukuroshe Muharremi, 50 vjeçe, përfundoi në Komisariatin e Sarandës nën akuzën e rrëmbimit të 12-vjeçarit nga Bathorja Ronaldo Tanushi.
Ky i fundit, pas zhdukjes dyditore, u gjend pikërisht në Sarandë. Mbrëmë ai u morr nga i ati në Komisariat.
Ndërkohë, e akuzuara klithte një ambientet e paraburgimit, duke kërkuar që ta lëshonin, me pretendimin se ishte e pafajshme.
Policët herëpas’here i çonin ujë për ta qetësuar.
Ajo nuk është nga Saranda, por nga Fieri dhe banon në Tiranë. Por këtu ka të afërm të saj. Madje thotë se ka një vajzë të sajën. /sarandacity.al/
https://youtu.be/uMlHqk1-BxE