Së shpejti, atdheu i Shvejkut, personazhit të famshëm të Jarosllav Hashekut, do ketë një konsullatë në Sarandë. Kjo bëhet me dije nga Bashkia në rezymenë e një takimi mes Jaroslav Ludva, ambasadori i Republikës së Çekisë në Tiranë, me kryebashkiakun Gurma.
“Diplomati çek i karrierës, tha se në Sarandë vjen shpesh në dimër e në verë dhe se ndjehet si në shtëpi. ‘Për mua dhe për turistët çekë’ – u shpreh Ludva- Saranda është shumë e rëndësishme’. Këtë e ka treguar me trefishimin e numrit të turistëve çekë, nga 10 mijë në 30 mijë vitet e fundit. Kësaj statistike kreu I Bashkisë Gurma I ka shtuar edhe numrin në rritje të atyre shtetasve çekë, që janë bërë rezidentë në Sarandeë”, thuhet në raportin e Bashkisë.
Duke nënvizuar se Saranda është më e rëndësishme se sa Vlora, ambasadori Ludva ka bërë publike se janë në përfundim procedurat dhe e pritshme është që në fund të verës Saranda të bëhet me konsullatën e nderit të Republikës së Çekisë, që do të jetë e para e këtij shteti në Shqipëri.
Më tej, do jetë dhe patrullimi i përbashkët i dy policive.
“Përveç kësaj, në shërbim të sezonit turistik të kësaj vere, mes dikastereve përkatëse të të dy shteteve, tha ai është nënshkruar marrëveshja e patrullimit të përbashkët të dy policive, që do të nisë në muajin gusht, në Durrës, Vlorë dhe Sarandë.
Kjo, vlerësoi Ludva, do të jetë një eksperiencë e re, që i shtohet këtij shërbimi edhe në Shqipëri, pas Kroacisë dhe Bullgarisë.
Ai tha se çekët janë popull që i duan dhe i mbështetin shqiptarët dhe këtë do të tregojnë edhe festimet vitin e ardhshëm, kur do të promovohet 100-vjetori i marrdhënieve Çeki-Shqipëri”, thuhet nga Bashkia. /sarandacity.al/