Një mjet me targa greke ATH 6019 është djegur mbasditen e se mërkurës në afërsi të depove të naftës, krah urës së Gajdarit.
Ende nuk dihet se i kujt është mjeti dhe shkaku pse i është vënë zjarri.
U desh të ndërhynte shërbimi zjarrfikës për të mos vazhduar më tej djegia për të mos u krijuar probleme më tej me zjarrin.
Ndërkohë, mjeti është djegur plotësisht. /sarandacity.al/