Kryeminsitri Rama i vuri një afat 100 ditor Policisë së Shtetit, për të qenë ajo që duhet të jetë, duke nisur, siç tha, me zhdukjen e të korruptuarve brenda saj.
Pasi përmendi rastin te “Orange”, ai ju drejtua krerëve të Ministrisë së Rendit:
“Keni 100 ditë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari te i fundit. Asnjë ditë më shumë.
Qytetarët të marrin frymë të lehtësuar duke e parë policinë e shtetit në një nivel tjetër.
Kjo duhet bërë për respektin e vetes, respektin e masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe që nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga policia e shteti dhe të shkojë në drejtim të drejtësisë.
Pas 100 ditësh nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta. Ju nuk e keni problem që t’i kapni dhe t’i çoni para drejtësisë.
Nuk mund të ketë komisarë, shqiponja, çakenj që rrinë si të infiltruar në polici. 100 ditë”, tha Rama gjatë një takimi me krerë të Ministrisë së Brendshme në kuadër të ristrukturimit të Policisë. /sarandacity.al/