Një aksident ndodhi në mesditë në hyrje të Sarandës, përballë Globe, ku dy Mercedezë, një ML e një A Clas, u përplasën me njëri-tjetrën, gjithsesi pa pasoja në njerëz.
Por do kishte patur nëse aty nuk do ndodhej menjëherë policia, pasi drejtuesit, një turk e një shqiptar, për pak sa nuk u kacafytën.
Në vështrim të parë, të dy ishin gabim: A Clasi donte të kthehej te Globe, ku vizimi i pandërperë nuk ja lejonte. Drejtimin e kishte drejt daljes nga Saranda.
Ndërsa ML parakaloi gabim në anë të tij, po ashtu duke mos ia lejuar vizimi.
Ky segment është ndër më delikatët këto kohë në Sarandë, pasi nga ngadalësia e lëvizjes i ka parakalime të gabuara, o kthesa të gabuara për t’ju shmangur rrethrrotullimit. /sarandacity.al/