Një 22-vjecar sarandiot, i quajtur Illo Jorgji, ka rënë në prangat e Policisë, pasi i është rebeluar kësaj të fundit, edhe pasi e ka dëmtuar, gjatë manovrimeve të rrezikshme me automjet.
Njoftimi zyrtar policor thotë:
“Vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin I. J., 22 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 03.07.2021, duke kryer manovra të gabuara ka dëmtuar xhamin e një mjeti të policisë si dhe nuk i ka ndaluar punonjësve të policisë pasi ishte i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedural”. /sarandacity.al/