Presidenti Meta, i shkarkuar nga parlamenti por ende në detyrë duke pritur verdiktin e Kushtetueses, do jetë të premten në Sarandë për një lumë dekorimesh.
I kontestuar për këtë rit referuar numrit të madh të dekoratave të dhëna, sidomos para zgjedhjeve, duke u parë dhe si mënyrë të vjeles së votave për LSI-në e tij, Meta e ka vijuar këtë praktikë presidenciale dhe pas zgjedhjeve.
Kështu, në Sarandë pritet të dekorojë shkollën “Adem Sheme”, gjimazin “Hasan Tahsini”, disa grupe foklorike, Andon dhe Xhorxhi Vasilin, tre volejbollistë, si dhe 5 dekorime te Shtëpia e Fëmijës.
Më herët, pak muaj më parë, Meta dekoroi Qani Sadikun nga Markati, Dr. Agim Nelajn, si dhe trajnerin e Butrintit Milto Gurma. Por këto dekorime u kryen në Tiranë, pra në Presidencë. /sarandacity.al/