Ish-kryeministri Berisha është përballur me reagimin e ashpër të një prej Çipajve, pikërisht Aleksandrit, i cili nuk njihet për militant politik, aq më pak i PS-së, madje njihet si kritik i qeverisjes, por që nuk ka duruar t’i përflitet vëllai, Ardian Çipa, një kuadër i njohur policie, që së fundi morri detyrën e kreut të Drejtorisë së Policisë së Korçës.
Berisha ka përmendur pikërisht atë në një status të tij, tipik prej atyre gjuhërënduar me akuza, gjë që ka sjellë reagimin e ashpër, deri me paralajmërim për padi, nga ana e gazetarit të njohur.
“Cili polic të detyron ty të rikethesh A. Çipën në funksionet më të larta, njeriun që vodhi kasafortën e dosjeve me sekrete të krimit, bashkëpuntorin e Genci Xhixhës dhe Olsit tënd?”, shkroi Berisha, për të marrë një përgjigje flakë për flakë në hapësirën e komenteve.
“Sali Berisha je nje shpifes publik ne kete hapesire komunikimi ku ne menyren me elementare nuk ke as respekt per drejtshkrimin!
Je nje shpifes publik ty dhe veshet apo gojet shetitese te thashethemit dhe sajimit per llogari te emrit tend ne kete faqe.
Ne rastin e permendjes se emrit te A. Çipes, me pergjegjesine e bashkefamiljarit dhe me sfiden e perballjes per te verteten, do te detyrohesh te perballesh me drejtesine.
Si nje person i njohur nderkombetarisht per inkriminim, korrupsion dhe bema te tjera kunder lirive dhe te drejtave njerezore te denoncoj.
Ne rastin e permendjes se personit me mbiemrin Çipa, do te duhet te gjesh provat dhe te pergjigjesh vetem para gjykatave”, shkruan Aleksandër Çipo. /sarandacity.al/