Emri i Vangjel Pullës është i pazgjidhshëm nga historia 74-vjeçare të Shtëpisë së Fëmijëve të Sarandës.
Ai drejtoi me pasion e përkushtim me organizim të përsosur dhe duke dhënë shumë dashuri për fëmijë e kësaj Shtëpie, e cila u bë dhe më e dashur në 13 vitet ku ishte drejtor i saj.
Si një prind i dytë i fëmijëve, Vangjel Pulla punoi me të gjitha energjitë dhe format për të ngritur standartin e jetesës, nivelin e arsimimit, socializimit dhe integrimit të fëmijëve.
Vangjel Pulla mbetet një prej drejtuesve më të dashur dhe më të suksesshëm ne drejtimin e këtij institucioni e sidomos ne organizimin e jetës dhe funksionimit si nje institucion me natyrë sociale.
Merita më e madhe dhe e padiskutushme e tij, qëndron tek vendosja mardhënieve dhe forcimi lidhjeve të banorëve të Shtëpisë së Fëmijëve me shkollën, qytetin dhe familjet sarandiote. /sarandacity.al/
https://youtu.be/ZntSk_smwi0