SPAK godet dhe në Delvinë. Markelian Alinani, i njohur ndryshe si Marko, ish-futbollist i Bistricës, është ndalua rnga specialistet e seksionit per hetimit ekonomik dhe financiar në Drejtorine e Policisë Tiranë.
Ndaj Alinanit ka një masë sigurimi “Arrest në Burg” nga GJKKO.
Ai u shpall në kërkim pas operacionit të 19 qershorit në Sarandë, ku u arrestua prokurori Sali Hasa dhe oficeri i policisë gjyqësore Napolon Hodaj.
Konkretisht, Alinani ka rënë në përgjimet e SPAK duke ndikuar në paracaktimin e rezultatit të ndeshjes Selenica-Përmeti, si dhe dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për mbylljen e një çështjeje penale ku ai ka qenë i akuzuar për “plagosje”.
Njëherësh, Alinani rezulton person me precedentë të shumefishtë penalë. /sarandacity.al/