Vdekja e Shuaip Sejkos, 62-vjeç, pronar i Hotel Sejko në fillim të aksit Turizëm – Çukë, ka ndodhur në sfond të një gjobe të rëndë që i është vënë të birit, pronar i një lokali po në këtë aks, në kuadër të ndëshkimeve për shkelje të orës policore COVID në fuqi.
Kjo ka çuar në aludimet se shkak i goditjes në zemër që ka marrë i ndjeri mund të ketë qenë pikërisht marrazi për këtë gjobë që i është vënë të birit.
Gjoba konfirmohet nga njoftimi zyrtar, ku thuhet se:
“Vlorë, Himarë, Sarandë. U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 7 administratorë subjektesh të ndryshme në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë.
Strukturat e Policisë Vlorë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 7 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.-K. S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë”.
Dhe pra, goditja në zemër e më pas shuarja përgjithnjë e Çapit, siç e thërrisnin ndryshe Shuaip Sejkon, ka pasuar pikërisht vendosjen e kësaj gjobe.
E vërtetë apo koiçidencë ironike, kjo vështirë të ndahet. /sarandacity.al/