Kryeministri Rama ka zgjedhur si foto për për përkujtuar Srebrenicën, në 26-vjetorin e genocidit tragjik në ish-Jugosllavi, pikërisht në Bosnje, atë të një gruaje që qan mbi një prej varreve.
Por kujtojmë, disa shfaqje kontraverse të kryeministrit të sotëm shqiptar në vitet e para ’90, pra bash kur Bosnja ishte e zhytur në luftë dhe masakra, janë shpjeguar prej tij si reagim ndaj asaj që ndodhte në atë vend me shumicë muslimane.
Një prej tyre është pamja e tij me kapuç duke ngrënë makarona. Është pikërisht kjo foto, që sipas Ramës, është bërë prej tij si formë proteste ndaj asaj çfarë ndodhte në Bosnje.
Më saktë, kohë më parë, i ftuar në një emision humoristik, ai tha se kapuçi ishte i tipit musliman, të cilin e vendosi në shenjë solidarizimi me popullin e Bosnjes.
Ndërsa sa për makaronat, ai ka sqaruar se dhe ajo kishte një sens metaforiko-artistik, pasi përfaqësonte urinë e një refugjati.
Fotoja i përket Festivalit Kulturor në Di të Francës, në vitin 1994, ku Rama prezantoi dhe një bunker mbuluar me rroba të vjetra, një vepër instalative, që sipas shpjegimit të tij përfaqësonte Shqipërinë e atyre viteve. /sarandacity.al/