Klement Balili nuk do jetë më në Peqin, në burgun e atyshëm të sigurisë së lartë.
Kjo pasi Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e tij për ndryshimin e vendvuajtjes së dënimit.
Kështu, nga Peqini, Balili do zhvendoset në një burg të sigurisë së zakonshme.
Sipas disa mediave në Tiranë, Balili ka mundur të kalojë në një burg të sigurisë së zakonshme për shkak të përkeqësimit të shëndetit, pasi burgu i Peqinit nuk i krijonte kontakt të zakonshëm me mjekët dhe familjarët.
Klemend Balili është dënuar me dhjetë vite burg nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, ndërsa vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli më 17 tetor të 2019-ës.
Ai u dënua për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe refuzim të deklarimit të pasurisë. /sarandacity.al/