Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka qenë ndër ata që ka kundërshtuar çmimin e uniformave të reja policore, për shkak të tenderit të të cilave kanë përfunduar pas hekurave një sërë zyrtarësh, hetuar nga SPAK.
Sipas dosjes hetimore, kryepolici delvinjot ka kapur një detaj nonsense nga tenderi, atë që që një këmishë me mëngë të gjata ka kushtuar më lirë se ajo me mëngë të shkurtra, apo se si këmisha për meshkuj kushton më shumë se ajo për femra.
“Ekziston një mospërputhje midis logjikes së prodhimit dhe çmimit të ofruar, si në rastin ku një këmishë me mëngë të gjata kushton me pak se ajo me mëngë të shkurtra, këmisha për meshkuj kushton më shumë se ajo për femra, kostumi i motoçiklistit (me 9 pllakëza mbrojtëse) kushton me pak se kostumi i patarrullës, xhupi treçerekësh kushton më pak se xhupi i shkurtër, këpuca gjysmë dimërore, kushton më shumë se këpuca taktike (kambile).
Gjithashtu vërehen ofertime të çmimit më të lartë kur sasia e prodhimit është më e madhe, gjë që në industrinë e prodhimit për volume më të mëdha ofrohen çmime më të ulëta dhe anasjellas, duke i bashkëlidhur kësaj shkrese tabelën e çmimeve të ofruara në mënyrë jo korrekte nga Njësia e Prokurimit”, thuhet ndër të tjera në dosje, referuar nëj shkrese të kreut të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. /sarandacity.al/