Shumë të rinj sarandiotë po studiojnë jashtë, ngamos, në Europë a gjetiu. Por a do të kthehen një ditë në qytetin e tyre?
Pra, a do vijnë të marrin përgjegjësi për të treguar aftësitë e tyre, nëse i kanë, në atë që s’u pëlqen nga Saranda dhe që ata mundet ta ndryshojnë?
Për ekselentin e maturës 2020 te “Hasan Tahsini”, Joner Nikolla, kështu duhet të jetë në parim.
Pra ata duhet ta mbajnë një sy meraku nga Saranda dhe deri diku obligohen të kontribuojnë me atë çfarë po fitojnë në Perëndim.
Vetë ai nuk e përjashton mundësinë e kthimit, pasi thotë se Saranda me këtë zhvillim që po ka, e ka të nevojshme mendjen e tyre.
Dhe kjo sipas tij, nga një qëndrim individual duhet shndërruar në frymë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/YsjTx4CRJkM