Emigracioni shqiptar në Greqi do ketë një ndër të vetën. Kështu është vendosur në një vizitë të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Athinë me ftesë të homologut të tij grek.
Veliaj u prit në një takim nga kryetari i bashkisë së Athinës, Kosta Bakojanis, ditë pas ky i fundit vizitoi Tiranën.
Aty u vendos dhe për një park helen në kryeqytetin shqiptar.
“Duam shumë që, ashtu siç ecëm në Tiranë me Parkun Helen, ashtu të vazhdojmë këtu me një qendër shqiptare të kulturës, për t’u siguruar që raportet i kemi konkrete.
Besoj fort se nëse i trajtojmë me dinjitet qytetarët, si në Tiranë, si në Athinë, atëherë e kemi kthyer realisht në një vëllazëri të vërtetë raportin mes qyteteve tona.
Për të gjithë bashkatdhetarët, ne do të kthehemi prapë në vjeshtë me një delegacion pak më të madh, për të finalizuar këto projekte, si qendrën e kulturës shqiptare, po ashtu edhe Kryeqytetin e Rinisë, ku do të kemi një axhendë të përbashkët mes dy qyteteve tona”, theksoi Veliaj. /sarandacity.al/