Do donim të ishte Kardhiq – Delvinë, por jo, ende jo.
Një aks i ri që lehtëson qarkullimin vijën bregdetare të Jugut, është cilësuar bajpasi i Vlorës, sipas një komenti të deputetit Gjiknuri.
Ky bajpas u hap një natë më parë dhe konsiderohet shpëtim për fluksin në segmentin Skelë – Radhimë, një torturë trafiku në sezonin e verës.
“Hapja e bajpasit të Vlorës është një premtim i mbajtur dhe lajm shumë i mirë për turizmin në vijën bregdetare të jugut. Finalizim i një pune shumë të gjatë, për të cilën ndjehem modestisht krenar, pasi në 2017/2018 zhbllokuam ngërçin e trashëguar, bëmë nga e para garën, shpallëm fituesin dhe lidhëm kontratën duke mundësuar rifillimin e punës në kantier.
Punë e cila vazhdoi me intensitet më pas për tu kurorëzuar tashmë me hapjen e bajpasit në kushtet e kantierit, me synim çlirimin e trafikut të mjeteve që vizitojnë perlat turistike të Jonit. Bajpasi gjithashtu i jep frymëmarrje edhe qarkullimit të mjeteve brenda qytetit të Vlorës gjatë sezonit turistik”, shkruan Gjiknuri.
Kujtojmë se një bajpas i ngjashëm, edhe për trafikun e Sarandës, atë në aksin Turizëm – Çukë, pritet së shpejti nga Lëkursi deri në Çukë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/d3Gy5-9Lcsw