Një ngjarje e veçantë është shënuar në Senicë, si dhe është festuar njëherësh ngushtësisht mes disa njerëzve të atyshëm. Kjo bëhet me dije nga Gurra Seniciote, e cila shkruan se “Godina Historike e 100 viteve shkollë shqipe në Senicë, u kompletua me dyer e dritaret e munguara.
Materiali dhe punimi i tyre janë pjesë e donacionit të bërë në kohë të ndryshme nga biznesmeni patriot Thodhori Miho, i cili është nismëtar dhe organizator i rehabilitimit nga e para të kësaj ndërtese.
Investimi i tij më i fundit është pritur me entuziazëm nga banorët e fshatit dhe është bërë shkas për të festuar në mënyrë shumë modeste, por dhe shumë vëllazërore”.
Kujtojmë se shkolla shqipe në Senicë është ndër krenaritë e këtij fshati të Rezomës, i besimit ortodoks, ndër më të veçantët në zonë për disa tradita dhe karakteristika unike.
Ajo që veçon seniciotët është mbi të gjitha mbajtja gjallë e çdo tradite dhe çdo tipari të tyre të trashëguar ndër vite. /sarandacity.al/